
Napoli triumfoi 1-6 ndaj Sasuolos, duke marrë kështu 3 pikë me vlerë në një fushë si ajo e “Rexhio Emilias”. Vendasit realizuan të parët me Raçiç, në minutën e 17. Gjithsesi, gabimet fëmijërore në prapavijë i kushtuan shumë Sasuolos, pasi u përmbysën që në pjesën e parë.
Rrahmani vendosi ekuilibrat, sakaq dopieta e Osimhen kompletoi përmbysjen. Në fillimin e pjesës së dytë, kampionët e Italisë vendosën në kasafortë fitoren, pas golave të Osimhen e Kvara. Futbollisti gjeorgjian “tundi rrjetën” edhe në minutën e 75.
Napoli renditet në vendin e 9 me 40 pikë dhe kjo fitore shpresohet se do të jetë pika e kthesës, për një sezon që nuk ka shkuar si duhet. Sasuolo renditet në vendin e 18 me 20 pikë.
Lini një Përgjigje