TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2024, 16:51

100 mln euro për rregullat e Fair Play, Çelsi nxjerr në shitje Brojën dhe 3 yje të tjerë për të mbushur arkat e klubit

Shkruar nga Pamfleti

100 mln euro për rregullat e Fair Play, Çelsi nxjerr në shitje

Çelsit i duhen miliona euro për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar dhe për këtë janë të detyruar të shesin katër lojtarë, mes tyre edhe Armando Brojën.

Me një investim të madh në dritaret e fundit të transferimeve, Blutë e Londrës tani duken të detyruar të përmbahen. Sipas “Telegraph”, klubi londinez është i detyruar që së shpejti të mbledhë rreth 100 milionë euro për të respektuar rregullat e Fair Play-t Financiar.

Katër emra janë caktuar për të mbushur arkat e klubit anglez. Trevor Shalobah, Armando Broja, Konor Gallagher dhe Mark Kukurela.

Pavarësisht milionave të shpenzuara, Çelsi po kalon një sezon të nivelit të ulët, siç dëshmohet nga vendi i tyre i 11 në Premier Ligë. Forma jo e mirë u pa edhe në finalen e Carabao Cup, ku ekipi i drejtuar nga Mauricio Poçetino u mposht me rezultatin 1-0 nga Liverpuli.

Edhe pse Armando Broja u dërgua në huazim te Fullhemi për të marrë sa më shumë minuta, te Çelsi janë të gatshëm të shesin sulmuesin shqiptar në verë dhe për këtë nuk do binden pa 40 milionë euro.

armando sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje