
Zinedin Zidan prej 3-vitesh është pa skuadër që prej largimit nga Reali i Madridit. Trajneri francez tashmë është gati për t’u rikthyer sërish në stol, teksa interesimet për të janë të shumta.
Emri i tij po lakohet vazhdimisht në Premier Ligë, ku skuadra e Mançester Junajtid e shikon si zëvendësuesin e Erik ten Hag. E ardhmja e holandezit duket larg “Djajve të Kuq”, me të cilët me shumë gjasa pritet të ndajë rrugët në fund të sezonit.
Sipas “Footmercato.net”, te Junajtid besojnë se mund të arrijnë te Zidan, i cili është një nga emrat më të pëlqyer të drejtuesve. Mbetet të shihet nëse trajneri francez do të pranojë të kalojë në Angli, apo do të preferojë ndonjë kampionat tjetër.
Kujtojmë se aktualisht Mançester Junajtid ndodhet në vendin e 6 në tabelën e klasifikimit, ndërsa është plot 8 pikë pas Aston Vilës që mban vendin e 4, pozicion që të çon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje