
Mançester Siti kualifikohet lehtësisht në fazën e 1/8-ave të FA Cup, teksa mposhti thellë 2-6 Lutonin.
Por më shumë se rezultati i thellë përbën lajm fakti se Erling Haland realizoi plot pesë herë, në katër raste i asistuar nga Kevin De Brojne dhe në finalizimin e fundit nga Silva.
Sulmuesi norvegjez është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar pesë gola për Manchester City në dy ndeshje.
Golin e fundit për "Qytetarët" e shënoi Kovaçiç, ndërsa për vendësit dha një “shkëndijë” të momentit, Klark me një dygolësh.
Mançester Siti dominon pjesën e parë ndaj Lutonit në fazën e 1/8-ave të FA CUP. Sitizens realizuan dy gola pa u mbushur 20 minuta lojë, duke e bërë praktikisht kualifikimin një formalitet.
Në minutën e tretë Kevin de Brojne, pasi avancoi në thellësi të zonës, asistoi në qendër Erling Haland, që nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.
Lini një Përgjigje