TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 20:39

Ernest Muçi mes më të mirëve në Turqi, sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë me Beshiktashin dhe zgjidhet në formacionin e javës

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi mes më të mirëve në Turqi, sulmuesi

Beshiktashi fitoi 0-2 në kampionat ndaj Istanbulspor, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Protagonist në këtë takim ishte Ernest Muçi, i cili realizoi golin e parë me fanelën e skuadrës turke. Sulmuesi kuqezi, me një gjuajtje mjaft të bukur, ia doli të mposhtë portierin kundërshtar.

Siç shihet, ai është përfshirë në formacionin e javës në elitën turke. Paraqitja e Muçit është vlerësuar me 8.2, notë kjo mjaft pozitive për të. Futbollisti shqiptar synon që të bëjë paraqitje sa më të mira këtë periudhë, për të bindur trajnerin brazilian të kombëtares shqiptare, Silvinjo që t’i besojë një vend në sulm në Europianin e Gjermanisë që do të mbahet në verë.

Ernest Muçi mes më të mirëve në Turqi, sulmuesi

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje