TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2024, 21:01

Klubi i Serisë A fitoi talentin shqiptar, refuzuan ofertat për huazimin e 20-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Klubi i Serisë A fitoi talentin shqiptar, refuzuan ofertat për

E vetmja notë pozitive e Leçes në humbjen kundër Interit është se i ka dhënë hapësirë një tjetër lojtari nga sektori i të rinjve, i katërti këtë vit pas Dorgu, Burnete dhe Korfitzen. Ky është Medon Berisha, mesfushori shqiptar i lindur në vitin 2003 dhe numri 10 i skuadrës të të rinjve që dolën kampion të Italisë.

Ndeshja e parë në kampionat në debutimin ndaj Interit. Ai u aktivizua në minutën e 79 në vendin e Ramadanit dhe kaloi në rolin e mesfushorit qendror, kryesisht me detyra mbrojtëse. Një rol i pazakontë për shqiptarin, i cili në pranverë përfaqësoi numrin klasik 10: mesfushor sulmues me mundësi ndryshimi.

Aftësitë e tij, duke përfshirë goditjen nga jashtë, e lejuan atë të arrinte mbi 10 gola në sezon. Trajneri i Leçes, D’Aversa ka deklaruar disa herë në konferencë se Berisha meriton të luajë më shumë, por ka një konkurrencë të madhe përpara. Pavarësisht kësaj, Leçe nuk donte ta dërgonte në huazim, duke refuzuar ofertën e përkohshme të Lekos.

 

medon berisha mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje