TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2024, 19:18

Napoli përmbys Sasuolon në pjesën e parë, Amir Rrahmani si “bomber” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Napoli përmbys Sasuolon në pjesën e parë, Amir Rrahmani si

Amir Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen që Napoli po zhvillon në kuadër të javës së 21 në Serinë A përballë Sasuolos. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Raçiç që e realizoi në minutën e 17. Por, kampionët në fuqi të Italisë reaguan shpejt duke barazuar shifrat e takimit dhe duke kaluar në avantazh me 2 gola për 3 minuta.

Kapiteni i Kosovës barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 29, kur u asistua nga Anguisa. Për 2-1 u kujdes Viktor Osimhen në minutën e 31, që realizoi pas një asistimi të Politanos.

Osimhen realizoi edhe njëherë për të trefishuar rezultatin në minutën e 41-të. Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë me këto shifra, ndërkohë sa i përket Rrahmanit, ky është goli i dytë deri më tani në këtë sezon.

amir rrahmani kapiteni i kosovës napoli

Lini një Përgjigje