
As 5-0 nga Barcelona në vitin 2010, as gjashtë golat e Bodo Glimtit në vitin 2021, kur ishte trajner i Romës. Zhoze Murinjo ka zbuluar humbjen më të rëndë, atë që e lëndoi më shumë se çdo tjetër në karrierën e tij drejtuese në vitin 2012.
Kishte të bënte me eliminimin e Realit të Madridit ndaj Bajernit të Mynihut në gjysmëfinalen e Champions League. Duke folur në një dokumentar të ‘Amazon’, portugezi iu referua asaj nate të veçantë, duke pranuar se ishte e vetmja disfatë që e bëri të qante.
“Ishte hera e parë dhe e fundit që kam qarë pas një ndeshjeje. Jo në fushë apo në dhomat e zhveshjes, por teksa po udhëtoja për në shtëpi. Dhe kur mbërrita, më thirri Horge Mendes. Më thotë: “Më bëj një nder dhe shko në shtëpinë e Kristianos, se ai ka vdekur”. I thashë që edhe unë kisha vdekur. Por e bëra. U bëra gati, pa lot dhe shkova. Ai ishte njëlloj si unë. Ne të dy ishim të thyer”,- tha në mënyrë karakteristike Murinjo.
Bajerni e kishte mposhtur Realin 2-1 në Mynih, por ‘merengesat’ me dy golat e Kristiano Ronaldos në ndeshjen e dytë e dërguan ndeshjen në kohën shtesë (me fitoren 2-1) dhe më pas në penallti.
Megjithatë, ata nuk u shfaqën aq të ftohtë sa duhej dhe u mundën 3-1. Ata panë CR7, Kaka dhe Ramos, të gabonin nga pika e bardhë dhe i thanë lamtumirë ëndrrës së Champions League në "Santiago Bernabeu" në vitin e tyre më të mirë nën drejtimin e Mourinjos, kur fituan edhe kampionatin e vetëm me portugezin në pankinë.
Hundido es poco. No he vuelto a ver nada de ese vídeo, ni por supuesto aquella tanda de penaltis que de vez en cuando veo en twitter y paso rápido.
— ???????????????????????? ???????????????? (@SergioRM_1902) February 28, 2024
Mourinho ha perdido dos semifinales de UCl en penaltis, pero sin duda esta para él fue la más dolorosa. La suerte no le acompaña pic.twitter.com/StR9IJiNfF
Lini një Përgjigje