
Në Serinë A, në mbrëmje e gjithë vëmendja do të jetë te dueli mes Interit dhe Atalantës. Dy ekipet do të sfidohen mes tyre në sfidën e javës së 26, me ndeshjen që do të startojë në orën 20:45.
Një takim mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë fitoren. Zikaltërtit kërkojnë 3 pikët për të çuar në 12 pikë diferencën me Juventusin. Ndërkohë, nga krahu tjetër bergamaskët duan firoren për zonën Champions.
Në këtë sfidë titullar sipas mediave italiane do të jetë Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtëres pritet ta nisë nga minuta e parë ndaj ekipit të Berat Gjimshitit, me Simone Inzagin që do t’i besojë sërish talentit të Kombëtares.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë rresht për Asllanin që do të luajë titullar në Serinë A. Kjo për shkak se Hakan Çalhanoglu është i dëmtuar dhe do të mungojë disa javë. Kujtojmë se në fitoren 4-0 ndaj Leçes, Asllani asistoi në golin e Lautaro Martinez.
Lini një Përgjigje