TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2024, 20:43

“Arrita të realizoj ëndrrën time”, kampioni i Peshëngritjes, Kristi Ramadani: Jam krenar që ngrita lart flamurin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

“Arrita të realizoj ëndrrën time”, kampioni i

Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, Kristi Ramadani siguroi dy medalje të argjendta, një në stilin e shtytjes dhe një në dygarësh. Edhe pse garoi në Baterinë B, gara e Ramadanit ishte e mjaft e mirë, duke i dhuruar Shqipërisë dy medalje të argjendta, të parat për të në një Europian për të rritur.

Falë këtij rezultati, Ramadani u rendit i dyti, me vetëm 1 kg më pak se fituesi i së artës. I ftuar në “Vila24”, Ramadani u shpreh se ndjehet krenar që përfaqëson Shqipërinë.

“Kur fiton medalje të marrin shumë vetë në telefon, unë vlerësoj shumë ata që më kanë telefonuar gjithmonë, jo vetëm kur kam patur fitore.

Shpërblimi më i madh për mua është që arrita të realizoj ëndrrën time. Është kënaqësi dhe përgjegjësi shumë e madhe që ngrita flamurin tonë lart”- tha Kristi Ramadani për “News 24”.

kristi ramadani kampioni i peshëngritjes

Lini një Përgjigje