TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2024, 21:08

Sa shumë klas në këmbët e Ernest Muçit, momente magjike të sulmuesit shqiptar me fanelën e Beshiktashit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sa shumë klas në këmbët e Ernest Muçit, momente

Ernest Muçi ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme të gjigantët e Beshiktashit, duke fituar menjëherë zemrat e tifozëve bardhezinj.

Talenti shqiptar është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra turke, teksa nga ndeshja në ndeshje, po nxjerr në pah klasin e tij. Me një teknikë të admirueshme, Muçi kalon si “piketa” futbollistët kundërshtarë duke i dhënë një shkëlqim lojës së Beshiktashit.

Kjo gjë u pa edhe në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Koniasporit, i vlefshëm për Kupën e Turqisë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet shqiptari teksa dhuron momente magjike me fanellën e Beshiktshit, që udhëheq sfidën me shifrat 2-0 falë golave të Uçan dhe Tosun. Për më tepër shikoni pamjet: 

 

 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje