TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2024, 22:15

Marash Kumbulla sheh dritë në fund të tunelit, mbrojtësi kuqezi rikthehet në fushë pas 10 muajsh mungesë

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla sheh dritë në fund të tunelit, mbrojtësi

Marash Kumbulla sheh dritë në fund të tunelit. Mbrojtësi u rikthye në fushën e blertë, pas 10 muajsh. Pasi kaloi dëmtimin që e la jashtë për një periudhë të gjatë, ai u aktivizua në ndeshjen mes Sasuolos dhe Napoli, 13 minuta nga fundi i ndeshjes.

Kumbulla shpreson që të fitojë një vend titullari te Sasuolo, pavarësisht konkurrencës së madhe. Futbollisti i Përfaqësueses zgjodhi të largohet nga Roma për të gjetur një ekip ku mund të ketë më shumë hapësira dhe në “Rexhio Emilia” mund të jetë vendi i duhur.

Europiani i verës duket larg, por Kumbulla do synojë formën optimale, për të dhënë kështu një kontribut të çmuar për Shqipërinë. 24-vjeçari është një alternativë e mirë për trajnerin Silvinjo, në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik të Europës.

 

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar sasuolo

Lini një Përgjigje