TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Shkurt 2024, 21:53

Nagelsman me “dorë të hekurt”, ish-trajneri i Bajernit gati të përjashtojë nga Gjermania 6 yje nga ‘EURO 2024’

Shkruar nga Pamfleti

Nagelsman me “dorë të hekurt”, ish-trajneri i Bajernit

Gjermania është gati të presë Kampionatin Europian këtë verë.

Objektivi i kombëtares së Julian Nagelsman është padyshim që të marrë rezultatin maksimal për të festuar fitimin e titullit para tifozëve.

Rruga nuk do të jetë e lehtë duke qenë se do të ketë kombëtare të tjera të ashpra të gatshme për të prishur planet e vendit organizator, nga Spanja te Franca dhe Anglia.

Duke qendruar te Gjermania, ka pritje për grumbullimet e Nagelsman.

Sipas “Sport Bild”, ish-trajneri i Bajernit të Mynihut është gati të bëjë disa përjashtime të rëndësishme me synimin për të rinovuar skuadrën në dispozicion.

Mund të ketë disa lojtarë që mund të qendrojnë në shtëpi dhe të shikojnë ndeshjet e “EURO 2024” nga televizori: këta do të ishin Leon Goretzka, Serzh Gnabri,  Emre Çan, Niko Shloterbek, Niklas Shyle dhe Mets Humels.

Do të shohim se cilat do të jenë zgjedhjet e Nagelsman.

julian nagelsman trajneri i gjermanisë

Lini një Përgjigje