
Interi i beson eksperiencës për të fituar finalen e Ligës së Kampioneve. Inzagi ka vendosur rekord të ri në historinë e finaleve, pikërisht para ndeshjes me PSG-në.
Interi është skuadra e parë, që e nis finalen me tre lojtarë mbi moshën 36 vjeç. Bëhet fjalë për Açerbin, Mkitarjan dhe Somer.
Ndërkohë e gjithë skuadra është me moshën mesatare 30 vjeç dhe 242 ditë. Ky ekip është i treti me moshën mesatare më të madhe, pas Milanit të vitit 2007 dhe Juventusit të vitit 2017.
Kampionët e Francës zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12. Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit, me marokenin që nuk festoi në shenjë respekti.
Lini një Përgjigje