TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 20:18

Ishte pranë ngjitjes në Bundesligën gjermane, skuadra që do të luajë në Champions vihet pas sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ishte pranë ngjitjes në Bundesligën gjermane, skuadra që do

Fisnik Asllani shkëlqeu me huazimin e tij te Elversberg. Plot 19 gola të shënuar dhe 9 të asistuar bënë që klubi gjerman të ëndërronte kalimin në elitë. Ishte Heidenheim që i ndali në finale.

Asllani do të kthehet te Hofenheim ku ka kontratë edhe për 1 vit tjetër. Klubi gjerman do ta ketë të vështirë ta mbajë, pasi interesi për të është i lartë.

Së fundmi tregohet se Frankfurti është i gatshëm për blerjen e kartonit të tij, në rast se do të ketë largime në repartin ofensiv. Klubi gjerman do të luajë në Champions gjatë edicionit të ardhshëm.

Konkurrenca më e madhe e Frankfurtit do të jetë me Verder Bremenin. Këta të fundit prej kohësh janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit që u ftua nga Kosova. Po ashtu i garantojnë më tepër minuta.

fisnik asllani sulmuesi shqiptar eintraht frankfurt

Lini një Përgjigje