TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2025, 18:05

I shënoi Italisë brenda 23 sekondave në “EURO 2024”. Nedim Bajrami nderohet me muralen gjigante (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

I shënoi Italisë brenda 23 sekondave në “EURO 2024”.

Pasi ka përfunduar grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë në dy sfidat me Serbinë dhe Letoninë, Nedim Bajrami është nderuar në Tetovë, në vendlindjen e tij.

Për sulmuesin e kuqezinjve është bërë një murale gjigante në qytetin e Tetovës. Kryetari i Bashkisë, Bilall Kasami ka nderuar Nedim Bajramin mes shumë të pranishmëve në Tetovë.

Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e Shqiptarëve, sot mori vendin që i takon në zemrën e qytetit të vet—një mural me zemër, e një zemër kuqezi!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tetovës.

Në muralin e madh, është i pikturuar Nedim Bajrami përgjatë “EURO 2024” me Shqipërinë. I pikturuar është episodi kur ai i shënoi Italisë brenda 23 sekondave në Dortmund.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bilall Kasami (@bilallkasami)

nedim bajrami mesfushori i kombëtares

Lini një Përgjigje