TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2025, 16:56

Superkompjuteri parashikon finalen e Kupës së Botës për Klube, ja kush e fiton trofeun

Shkruar nga Pamfleti

Superkompjuteri parashikon finalen e Kupës së Botës për

Superkompjuteri i Inteligjencës Artificiale ka parashikuar që finalja e Kupës së Botës për Klube në korrik do të luhet midis Realit të Madridit dhe PSG-së.

Sipas superkompjuterit të tyre, “Los Blancos” do të dalin kampionë, duke mposhtur kampionët e Europës me rezultatin 3-2 në finale. Kilië Mbape pritet të shënojë dy herë në atë finale, me Vinicius Zhunior, Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz që do të jenë gjithashtu në listën e shënuesve.

Në rast se madrilenët fitojnë turneun do të largohen me gati 150 milionë dollarë fitime.

Kupa e Botës për Klube fillon mbrëmjen mes së shtunës dhe të dielës me ndeshjen e parë në formatin e ri me 32 skuadra që do të luhet në stadiumin “Hard Rock” në Miami midis Inter Majemit dhe Al-Ahli nga Egjipti.

Superkompjuteri parashikon finalen e Kupës së Botës për

psg real madrid superkompjuteri botërori i klubeve

Lini një Përgjigje