TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2025, 13:47

E bujshme në Itali! 'Corriere dello Sport': De Biasi kandidiat për stolin e kombëtares Azzurre

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme në Itali! 'Corriere dello Sport': De Biasi kandidiat
Gianni De Biasi

Pas eliminimit zhgënjyes të Italisë në Euro 2024 dhe shkarkimit të trajnerit Luciano Spalletti këtë javë, mediat italiane kanë nisur të hedhin në qarkullim emrat e mundshëm për pasuesin e tij.

Një nga surprizat më të mëdha vjen nga “Corriere dello Sport”, i cili në një sondazh të publikuar në faqen zyrtare ka përmendur edhe ish-trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, si një kandidat për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.

E bujshme në Itali! 'Corriere dello Sport': De Biasi kandidiat
Mourinho, Gianni De Biasi dhe Gennaro Gattuso

Sondazhi i titulluar se "Kë do të doje në krye të Italisë për të tentuar kualifikimin në Botërorin 2026?", ofron disa opsione: një grup legjendash nga viti 2006 si Gattuso, Zambrotta, Barzagli, Buffon dhe Bonucci; trajneri portugez José Mourinho; De Biasi; dhe opsioni “të tjerë”.

Gianni De Biasi ka lënë gjurmë të thella në historinë e futbollit shqiptar, duke kualifikuar kuqezinjtë për herë të parë në një Kampionat Europian në vitin 2016. Përvoja e tij ndërkombëtare, profesionalizmi dhe njohja e thellë e futbollit europian e bëjnë atë një kandidat serioz, edhe pse jo tradicional, për stolin e Italisë.

Në një deklaratë të fundit për mediat italiane, De Biasi ka thënë: “Kanë kaluar 8 vite dhe ende nuk e kam kapërdijë faktin që nuk u bëra trajner i Italisë…”, duke lënë të kuptohet se ambicia për të drejtuar “Azzurrët” nuk i ka munguar asnjëherë.

Federata Italiane e Futbollit pritet të marrë një vendim në javët e ardhshme, ndërsa emri i De Biasit duket se ka fituar mbështetje të konsiderueshme, jo vetëm nga publiku, por edhe nga zërat mediatikë që kërkojnë një qasje më praktike dhe të disiplinuar në stolin e kampionëve të botës 2006.

E bujshme në Itali! 'Corriere dello Sport': De Biasi kandidiat

de biasin kandidat për stolin e italisë corriere dello sport

Lini një Përgjigje