TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 21:28

Shfaqi videolojëra në vend të eliminatoreve të Botërorit, televizioni serb bëhet gaz i botës në ndeshjen e Serbisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shfaqi videolojëra në vend të eliminatoreve të

Një televizion serb është bërë viral në rrjetet sociale pas një gafe të pabesueshme që kishte lidhje me ndeshjet e Serbisë në eliminatoret e Botërorit 2026. “Nacionalna Televizija Happy” ka ngatërruar në mënyrë shumë qesharake përmbledhjen e sfidës së Serbisë me Andorrën që u luajt këtë të martë.

Televizioni po transmetonte lajmin për ndeshjen, por të gjithë atë që po ndiqnin rubrikën, kanë mbetur të shtangur kur në vend të sfidës në fjalë që u mbyll 3-0 për serbët, u shfaqën pamje nga një videolojë futbolli.

Pamjet e videolojës u transmetuan për rreth 20 sekonda para se të hiqeshin, ndërsa spikeri i lajmeve vazhdonte të përshkruante suksesin e skuadrës serbe në eliminatore.

televizini serb eliminatoret e botërorit

Lini një Përgjigje