
Familja, miqtë dhe të afërmit i dhanë sot “lamtumirën” e fundit 29-vjeçarit Michalis Katsouris, i cili u vra pas një sulmi huligan në New Philadelphia mbrëmjen e së hënës në Athinnë.
“Ku po të çojnë o djali im?”, tha nëna e tij, e cila shpërtheu në lot teksa arkivoli po dilte nga kisha, ndërsa të pranishmit shpërthyen në duartrokitje në shenjë respekti e mirënjohje.
Me buqeta me lule në duar, miqtë e AEK-ut i dhanë lamtumirën e fundit 29-vjeçarit në kishën e Agios Konstantinos në Elefsinë. Arkivoli ishte zbukuruar me trëndafila të verdhë dhe një shall të AEK-ut që shkruante origjinale.
Komuna e Elefsinës njoftoi se deri në varrimin e Michalis Katsouris, në qytet nuk do të ketë asnjë ngjarje sportive apo kulturore.
“Në shenjë zie për humbjen e padrejtë të bashkëqytetarit tonë, 29-vjeçarit, Michalis Katsouri dhe deri në kortezhin mortor nuk do të zhvillohet asnjë aktivitet sportiv apo kulturor brenda kufijve të Bashkisë sonë. I shprehim dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe qendrojmë në krah të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Udhëtim të mbarë, Michael…”.thuhet në njoftimin e komunës.
Kujtojmë se Michalis Katsouris vdiq pas përleshjeve mes tifozëve kroatë dhe grekë gjatë natës së 7 gushtit në Athinë, duke e detyruar shtëpinë e futbollit evropian, UEFA, të shtyjë ndeshjen kualifikuese të së martës në Ligën e Kampionëve mes AEK-ut të Athinës dhe Dinamo Zagrebit, pikërisht për shkak të dhunës së tifozëve.
Lini një Përgjigje