TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2023, 19:19

UEFA “sjell faturën” për ndeshjen me Linfildin, organi më i lartë i futbollit europian gjobit Vllazninë për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë

Shkruar nga Pamfleti

UEFA “sjell faturën” për ndeshjen me Linfildin, organi

Pavarësisht se sjellja e tifozërisë kuqeblu ishte model në përballjen e dytë të Ligës së Konferencës mes Vllaznisë dhe Linfildit përsa u përket 90 minutave të luajtura, fishekzjarrët e hedhura pas përfundimit të takimit i kanë kushtuar një gjobë Vllaznisë.

Klubi shkodran është gjobitur me 4500 euro, për shkak të hedhjeve të lëndëve piroteknike në fushë. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka marrë vendimin, i cili i është vënë në dispozicion edhe klubit.

Padyshim që këto dënime nuk janë aspak të mira, sepse në fund të fundit atmosfera në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë e shkëlqyer në atë takim. Kuqeblutë duhet ta paguajnë këtë shumë brenda 90 ditësh nga marrja e njoftimit.

vllaznia skuadra shkodrane uefa

Lini një Përgjigje