TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2023, 15:46

Hakmarrja e PSG nuk njeh kufij, kampionët e Francës fshijnë Mbapenë nga faqja zyrtare e klubit, palët kërcënojnë me gjyq

Shkruar nga Pamfleti
Hakmarrja e PSG nuk njeh kufij, kampionët e Francës fshijnë

Marrëdhënia mes PSG dhe Kilian Mbape është konsumuar prej disa kohësh, me kampionin francez të përjashtuar nga turneu i PSG-së në Azi, pasi refuzoi rinovimin e kontratës. Mbape, në pritje për të kuptuar nëse do të largohet këtë verë apo nëse do të detyrohet të kalojë një vit në tribuna, ndërkohë është ‘fshirë’ nga kampionët e Ligës 1. Përmes rrjeteve sociale, klubi parizien bëri që numri 7 të zhdukej nga faqja kryesore, ku ekspozohej deri para disa orësh.

Në vend të kësaj është i pranishëm Marko Verrati, i cili në të njëjtën mënyrë mund të largohet nga Parisi këtë verë, duke pasur parasysh thashethemet gjithnjë e më të vazhdueshme që e shohin atë në radarët e klubeve të Arabisë Saudite.

Te PSG janë të bindur se Kilian Mbape ka një marrëveshje me Realin e Madridit për të shkuar në kryeqytetin spanjoll falas në vitin 2024, kur kontrata me parizienët të ketë skaduar. Një ide e cila, duke lexuar mes rreshtave, duket se është edhe e Diego Pablo Simeone, trajner i Atletikos së Madridit: “Reali i Madridit nuk ka probleme financiare, mund ta përballojë blerjen e tij. Jam i sigurt që nëse ndodh këtë sezon të ri, do të jetë tjetri më pas kur ne do të luajmë kundër tij”.

“Cholo” foli për këtë temë përmes faqeve të “AS”: “Do të doja shumë ta shihja në La Liga, do të ishte e jashtëzakonshme për të gjithë, kështu që kampionati ynë do të mbetej ndër më të mirët në botë. Jam i kënaqur nëse vijnë lojtarët e mëdhenj si Mbape në Spanjë. Më mirë ai apo Haaland? Ata janë të ndryshëm. Haland është një bishë goli, ‘9’ i përkryer”.

kilian mbape sulmuesi francez psg

Lini një Përgjigje