
Partizani kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 4-1 ekipin nga Andorra, Atletik D’Eskaldes.
Kampionët e Shqipërisë patën fat në minutën e 4 të ndeshjes. Mosmarrëveshja në prapavijë nxori Piloton para Qirkos. Sulmuesi e kaloi portierin, por me portën bosh e dërgoi topin jashtë.
2 minuta më vonë, Mba u shfaq para portierit Garsia, i cili ndali gjuajtjen e sulmuesit të të kuqve.
Në minutën e 10, Atanaskoski nisi një harkim në zonë nga e majta, topi shkoi te Mba, i cili gjuajti para portës, por pa përsëri portierin të devijonte gjuajtjen e tij.
Në minutën e 28, Partizani zhbllokoi ndeshjen. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, ishte Mehmeti, i cili lëshoi një gjuajtje spektakolare, por gjeti përgjigjen e portierit. Cara ndoqi aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 39, Murataj pati shansin e artë të dyfishonte shifrat nga fare pranë portës nuk shënon. Partizani nuk i beson syve.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Partizani gjeti edhe golin e dytë dhe të kualifikimit. Tedi Cara dopietën e tij personale në këtë ndeshje. Sulmuesi mori topin në hyrje të zonës dhe pasi shmangu disa lojtarë kundërshtarë, lëshoi një gjuajtje befasuese për portierin.
Në minutën e 64, skuadra e drejtuar nga Zoran Zekiç gjeti edhe golin e tretë. Aksion i shpejtë i të kuqve me Taipin i cili pa Rrapajn në hyrje të zonës. Mesfushori përfitoi nga pasimi dhe gjuajti direkt në portë.
Atletic D'Eskaldes “tundi rrjetën” në fund me penallti me Lopez, për golin e nderit. Në limite pati kohë edhe për golin e Grezdës.
Kujtojmë se ndeshjen e parë, Partizani e fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 me golin e realizuar nga Mba.
Në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, "Demat" do të ndeshen me ekipin letonez të Valmieras.
Lini një Përgjigje