
PSG nuk gjen kurrë qetësi. Sikur të mos mjaftonte çështja Mbape apo edhe spastrimi në masë i lojtarëve gjatë verës, parisienët tashmë shohin edhe një përplasje të pazakontë mes trajnerit Luis Enrike dhe drejtorit sportiv që e mori në punë vetëm një muaj më parë, Luis Kampos.
Sipas “Foot Mercato”, trajneri dhe drejtori nuk janë të një mendje rreth emrave që duhen për të përforcuar sulmin, në pritje të largimit të Mbape. Ousman Dembele do të vijë nga radhët e Barcelonës, por tashmë francezëve u duhet një qendërsulmues dhe këtu ka nisur përplasja mes tyre.
Luis Enrike insiston për Randal Kolo Muani, sulmuesin e kombëtares së Francës, teksa e sheh si emrin e duhur për të bërë mirë në rreshtimin e skuadrës së tij. Ndërsa Luis Kampos, është i fokusuar që të sjellë në ekip Gonçalo Ramos, edhe pse trajneri nuk e sheh në të njëjtën mënyrë këtë afrim të ri. Përplasja për momentin ka lënë në vendnumëro merkaton, teksa kubi nuk ka bërë lëvizje konkrete për të siguruar njërin lojtar, apo tjetrin.
Lini një Përgjigje