TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2023, 20:41

Thirrjet fyese në ndeshjen ndaj Shkupit, UEFA gjobit me 40 mijë euro Levksin e Sofjes

Shkruar nga Pamfleti
Thirrjet fyese në ndeshjen ndaj Shkupit, UEFA gjobit me 40 mijë euro

Levski i Sofjes është gjobitur me 40 mijë euro nga UEFA për sjellje diskriminuese nga tifozët e tij gjatë ndeshjes në transfertë kundër Shkupit javën e kaluar. Raporti i UEFA-s përmendi si shkak "thirrjet fyese etnike, sloganet politike, si dhe teprimet në seksionin e stadiumit".

“Bluve” do t’u hiqet edhe e drejta për të shitur bileta për tifozët e tyre në ndeshjet e radhës në turnetë europianë. Në rast të një shkeljeje të përsëritur, skuadra bullgare e Sofjes do të përjashtohet pjesërisht nga ndeshja e radhës në shtëpi në garat e Evropës.

Ja çfarë doli nga faqja zyrtare e Levskit për rastin:

Të nderuar përkrahës, ju njoftojmë se Komisioni Disiplinor i Federatës Evropiane të Futbollit ka vendosur për shkeljet e konstatuara në ndeshjen e parë të raundit të dytë preliminar të UEFA Conference League 2023/24, FK Shkupi-PFK Levski, me dt. 27.07.2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dënimin me gjobë prej 40.000 euro për sjellje diskriminuese në tribunë me përkrahësit e PFK Levski, duke përfshirë thirrjet etnike dhe sloganet politike, si dhe ekseset në sektorin e largët.

PFK Levski u ndalua t'u shesë bileta tifozëve të saj për ndeshjen e radhës në turnetë evropianë të klubeve. Në rast të një shkeljeje të re në organizimin e radhës të skuadrës në turnetë evropianë të klubeve, stadiumi "Vivacom Arena - Georgi Asparuhov" do të mbyllet pjesërisht.

I bëjmë thirrje sërish të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën në ndeshjen e kthimit kundër FC Shkupit në Sofje, më 3 gusht, pa asnjë akt agresioni, dhune, racizmi, diskriminimi, ksenofobie dhe slogane politike, pasi këto mund të sjellin dënime të tjera të rënda nga UEFA”.

levski i sofjes skuadra bullgare thirrjet fyese uefa

Lini një Përgjigje