TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Gusht 2023, 21:34

Përfundon pjesa e parë/ Shpërthen festa në “Air Albania”, Partizani hipotekon kualifikimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shpërthen festa në “Air

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Partizani ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Atletik D’Eskaldes, dhe ka vendosur matematikisht kualifikimin në raundin e 3 të këtij kompeticioni.

Të kuqtë patën fat në minutat 4 të ndeshjes. Mosmarrëveshja në prapavijë nxori Piloton para Qirkos. Sulmuesi e kaloi portierin, por me portën bosh e dërgoi topin jashtë.


2 minuta më vonë, Mba u shfaq para portierit Garsia, i cili ndali gjuajtjen e sulmuesit të të kuqve.


Në minutën e 10, Atanaskoski nisi një harkim në zonë nga e majta, topi shkoi te Mba, i cili gjuajti para portës, por pa përsëri portierin të devijonte gjuajtjen e tij.


Në minutën e 28, Partizani zhbllokoi ndeshjen. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, ishte Mehmeti, i cili lëshoi një gjuajtje spektakolare, por gjeti përgjigjen e portierit. Cara ndoqi aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë.


Në minutën e 39, Murataj pati shansin e artë të dyfishonte shifrat nga fare pranë portës nuk shënon. Partizani nuk i beson syve. 


Në minutën e fundit të pjesës së parë, Partizani gjeti edhe golin e dytë dhe të kualifikimit. Tedi Cara dopietën e tij personale në këtë ndeshje. Sulmuesi mori topin në hyrje të zonës dhe pasi shmangu disa lojtarë kundërshtarë, lëshoi një gjuajtje befasuese për portierin.

partizani atletik d\'eskaldes liga e konferencës

Lini një Përgjigje