
Struga ka arritur të fitojë në Podgoricë me rezultatin 3-4 përballë ekipit të Buduknostit. Skuadra maqedonase ka shkruar historinë duke u kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
Megjithëse e gjeti veten në avantazh pas 7 minutave lojë, ekipi i Shpëtim Duros reagoi mjaft mirë duke barazuar rezultatin pas 4 minutash. Në fundin e pjesës së parë, të dyja skuadrat realizuan edhe nga një gol për t’i mbyllur këto 45 minuta në barazim 2-2.
Në pjesën e dytë, Struga u tregua më cinike, duke kaluar në avantazhin e dyfishtë me Ibraimin dhe Radeskin që realizoi 3 golëshin personal. Sekuloviç ngushtoi diferencën për ekipin malazez në 3-4. Ndeshjen e parë, skuadar maqedonase e kishte fituar me rezultatin minimal 0-1.
Në ndeshjen e radhës, Struga do të luajë përballë skuadrës së Hesperange nga Luksemburgu.
Lini një Përgjigje