TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2024, 23:03

Gjermania “i jep dajak” Holandës, Bellingham shmang humbjen e Anglisë ndaj Belgjikës

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania “i jep dajak” Holandës, Bellingham shmang humbjen e

Pasi mposhtën Francën me rezultatin 0-2 në miqësoren e 23 marsit, Gjermania regjistroi një tjetër performancë pozitive, teksa mbrëmjen e sotme likuidoi Holandën me rezultatin 2-1 në testin e zhvilluar në Frankfurt. 

Një fitore me përmbysje e gjermanëve. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Verman në minutën e katërt, ndërkohë që festa e “tulipanëve” zgjati shumë pak, pasi ishte mbrojtësi Mitelstadt, i cili në minutën e 11, vendosi baraspeshën. 

Për golin e fitores mendoi sulmuesi Fulkrug, i cili u hodh në fushë në minutën e 73 në vend të Haverc, teksa vetëm 12 minuta në fushë i mjaftuan për të shënuar golin e fitores. Një triumf i merituar për gjermanët, të cilët ishin dominues dhe e kërkuan me ngulm këtë sukses. 

Duel emocionues mes Anglisë dhe Belgjikës. Një test miqësor që prodhoi plot 4 gola, por nuk pati fitues, pasi rezultati i sigluar në fund ishte 2-2.

Në pjesën e parë u shënuan 3 gola. I pari që zhbllokoi sfidën ishte Tilemans në minutën e 11, ndërkohë që Tonei vendosi baraspeshën në minutën 17 me penallti.

Në minutën e 36 ishte sërish radha e Tilemans për të tundur rrjetën, duke shënuar dopietën personale. Kur u mendua se ky test miqësor do të fitohej nga Belgjika, ishte ylli i Anglisë, Xhud Bellingham, i cili në minutën e 95 shënoi golin e barazimit, duke shmangur kështu humbjen.

gjermania holanda anglia belgjika

Lini një Përgjigje