TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2024, 22:41

Nga Stokholmi direkt në Madrid, Silvinjo dhe ndihmësit e tij zbarkojnë me mision special në “Santiago Bernabeu”

Shkruar nga Pamfleti

Nga Stokholmi direkt në Madrid, Silvinjo dhe ndihmësit e tij

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Silvinjo nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live në “Santiago Bernabeu” miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Brazilit.

Një mision i dyfishtë për Silvinjon, që krahas mbështetjes për Brazilin e tij, do të monitorojë nga afër edhe Spanjën, kundërshtarin e Shqipërisë në ndeshjet e grupeve të Europianit, “Gjermani 2024”.

Natyrisht bëhet fjalë për një nga skuadrat favorite të Europianit, ndaj të cilëve do të jetë padyshim e vështirë, megjithatë Silvinjo do të provojë që nga tribuna, të evidentojë ndonjë dobësi të “Furia Roja-s” për ta shfrytëzuar më pas në Gjermani.

Në këtë mision Silvinjo shoqërohet edhe nga ndihmësit e tij Pablo Zabaleta e Doriva, teksa vlen të theksohet se Shqipëria do të përballet me Spanjën më 24 qershor në Dyseldorf, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve./SuperSport

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje