TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2024, 20:53

Gjeorgjia shkruan historinë, “vret” Greqinë falë “ruletës së penalltive” dhe kualifikohet për herë të parë në Europian

Shkruar nga Pamfleti

Gjeorgjia shkruan historinë, “vret” Greqinë falë

Moment historik për kombëtaren e Gjeorgjisë, që mposhti mbrëmjen e sotme Greqinë me 11-metërsha, duke siguruar kualifikimin në Europian.

Kjo është hera e parë në historinë e kombëtares Gjeorgjiane, që arrin të kualifikohet në një kompeticion kaq madhor. Një festë elektrizuese dhe legjitime shpërtheu në Tbilis, pas kësaj arritje historike. Për sa i përket ndeshjes, koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0.

As minutat shtesë nuk prodhuan gola, teksa “ruleta ruse” iu buzëqeshi gjeorgjianëve, që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke triumfuar me shifrat 4-2. 

Në Europianin e Gjermanisë, Gjeorgjia do të jetë pjesë e Grupit F së bashku me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë.  

gjeorgjia greqia kampionati europian

Lini një Përgjigje