TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2024, 18:31

Humbi miqësoret e marsit për shkak të dëmtimit në tendinën e Akilit, Granada tregon gjendjen e Myrto Uzunit

Shkruar nga Pamfleti

Humbi miqësoret e marsit për shkak të dëmtimit në

Myrto Uzuni humbi ndeshjet miqësore të kombëtares, për shkak të një dëmtimi. Klubi i Granadas, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar për situatën e sulmuesit të Shqipërisë.

Analizat mjekësore të kryera ndaj sulmuesit Myrto Uzuni konfirmojnë se ai vuan nga një dëmtim në tendinën e Akilit, në këmbën e majtë. Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evoluimi i dëmtimit të tij” – shkruan klubi.

Uzuni ka luajtur 28 ndeshje në këtë sezon të kampionatit spanjoll, ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 1 asist. Për të, ky është edicioni i tij i 3 te Granada. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanelën e Ferencvaroshit në kampionatin hungarez.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje