TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2024, 16:57

Jasir Asani, “arma” e Silvinjos për kalimin e grupeve dhe ‘asi nën mëngë’ i teknikut brazilian për Kampionatin Europian

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani, “arma” e Silvinjos për kalimin e grupeve dhe

Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të fitonte as ndaj Suedisë, por ajo që ka gëzuar tifozët është padiskutim shpirti i garës dhe lufta sportive e skuadrës në fushën e lojës. Trajneri Silvinjo në krahasim me Kilin kishte bërë disa ndryshime në formacion.

Por braziliani ka bazën e tij të skuadrës. Jasir Asani është një prej lojtarëve për të cilin Silvinjo ka simpati. Jo më kot është ai që nxori në pah “mëngjërashin”, i cili gjatë ndeshjeve kualifikuese ishte padiksutim heroi i kuqezinjve. Gola spektakolarë nga ish-i i Partizanit, i cili fatkeqesisht ndaj Suedisë nuk ra në sy, por tashmë të gjithë e dinë se çfarë është i aftë të bëjë.

Mbrëmjen e djeshme nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por siç e kemi parë tashmë në kualifikuese e majta e tij është mjaft e rrezikshme. Në “EURO 2024”, padiksutim Silvinjo ka “asin” nën mëngë dhe mjafton një gjysmë aksioni dhe topi të goditet nga këmba  e majtë e Asanit dhe rezultati do të jetë fundi i rrjetës.

Vetëm pak ndihmë nga skuadra dhe e majta e Asanit është vërtetë ‘vrastare’ dhe me të në fushë kalimi i grupeve do të jetë më i lehtë. Jo më kot, një djalë për t’i bërë një kompliment një vajze mjafton t’i thotë “Je e bukur si një gol i Jasir Asanit” dhe ka thënë gjithçka. Shpresojmë që në Gjermani, mëngjërashi të jetë në top formë dhe jemi të bindur se “perla” do të na dhurojë, sa do të bëjë sërish UEFA-n të “dashurohet” pas supergolave të tij.

jasir asani kombëtarja shqiptare silvinjo

Lini një Përgjigje