
Kombëtarja shqiptare luajti ndaj Suedisë një ndeshje majft pozitive, teksa për fat të keq u mposhtëm 1-0. Kuqezinjtë reaguan siç duhet pas humbjes me Kilin, teksa Silvinjo bëri disa ndryshime në formacion.
Lojtarët luftuan në fushë, ndërsa patën raste të pastra për të shënuar, por fatkeqësisht nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Të gjithë sytë ishin te Armando Broja, i cili me lojën e zhvilluar u mbylli gojën gjithë kritikëve.
Sokol Kushta shprehet se trajneri Silvinjo ndryshoi situatën dhe se fituan Armando Brojën. Ndër të tjera, legjenda vlonjate shkruan se pa shpirt gare dhe sakrifica, futbollistët nuk mund të luajnë me Kombëtaren.
“Mbas dushit të ftohtë që kaloi Kombëtarja me Kilin, dje trajneri Sylvinho na tregoi se di të ndryshojë situatë… . Dje Kombëtarja dhe trajneri fituan Brojën, fitoi një variant të ri taktik dhe më shumë nga të gjitha u la të kuptojë lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mundet të luajnë dot futboll me kombëtaren shqiptare”, thuhet në postimin e Kushtës.

Lini një Përgjigje