TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2024, 22:00

“Jap maksimumin me kombëtaren”, Kristjan Asllani: Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është

Shkruar nga Pamfleti

“Jap maksimumin me kombëtaren”, Kristjan Asllani: Objektivi

Kristjan Asllani bëri një ndeshje dinjitoze ndaj Suedisë, në miqësoren që u fitua nga kombëtarja nordike me rezultatin 1-0. Në prononcimin e dhënë pas ndeshje për mikrofonin e “Supersport”, mesfushori shqiptar i Interit u shpreh: 

Nuk shkoi që humbëm ndeshjen. Ekipi luajti mirë, luftoi. Pas ndeshjes me Kilin humori ishte i ulët. Kemi bërë një superndeshje. Objektivi jonë është Europiani, po punojmë dhe do t’ia arrijmë sa më mirë.

Unë besoj që sot kam bërë ndeshje të mirë, mua më intereson ekipi, çfarë mendon trajneri, presidenti dhe stafi jonë. 

Për mua nuk ka problem, luaj me të gjitha modulet. Kam luajtur para mbrojtjes, sot bëra këtë rolin tjetër. Si unë si Laçi sot kemi bërë shumë kilometra. Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është”, u shpreh Asllani. 

kristjan asllani mesfushori i shqipërisë miqësorja me suedinë

Lini një Përgjigje