
Arbër Hoxha ishte risia e trajnerit Silvinjo për miqësoret e muajit mars. Sulmuesi shqiptar luajti 12 minuta ndaj Kilit dhe 14 minuta ndaj Suedisë.
Klubi në të cilin aktivizohet futbollisti, Dinamo e Zagrebit ka uruar Hoxhën për debutimin. “Urime Arbi”, ka shkruar skuadra koate në rrjetin social, Facebook. Me interes të madh pritet të shihet nëse ai do të jetë apo jo pjesë e listës së Europianit, që do të mbahet në verë në Gjermani.
Lini një Përgjigje