
Foto e Antonio Rudiger, mbrojtësit të Realit të Madridit dhe kombëtares gjermane, e postuar në fillim të ramazanit është cilësuar nga një gazetar si një formë mbështetjeje për ISIS-in. Mbrojtësi me pasaportë gjermane por me origjinë nga Sierra Leone, së bashku me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), kanë denoncuar gazetarin në fjalë, Julian Reishekt.
Sipas Reishekt, gjesti i tij është i njëjtë me atë që përdorin terroristët e Shtetit Islamik. Për denoncimin e bërë nga Rudiger, Reishekt duhet të përgjigjet në gjykatën e Berlinit. Akuzat janë të qarta, Rudiger e ka denoncuar atë për fyerje, shpifje dhe nxitje të urrejtes.
Soeben habe ich aus den Medien erfahren, dass Antonio Rüdiger und der DFB mich angezeigt haben, weil ich hier darauf aufmerksam gemacht habe, dass Rüdiger auf einem Instagram-Post den Gruß der Islamisten zeigt. Diese Geste ist in den letzten zwei Jahrzehnten von Terroristen… pic.twitter.com/6fX1GYN4VR
— Julian Reichelt (@jreichelt) March 25, 2024
Lini një Përgjigje