
Edhe pak muaj na ndajnë nga nisja e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Gjermani në muajin qershor. Tifozët mezi presin të shikojnë skuadrën e tyre të luajë në fushën e blertë. Të gjithë tashmë kanë në mendjen e tyre se kush është ekipi favorit për të fituar këtë turne.
Ish-kapiteni i Gjermanisë, Filip Lahm, beson se Franca është favorit për të fituar Kampionatin Evropian. Madje nuk ka dyshime se “Gjelat” do të ngrejnë lart trofeun.
“Kush është favoriti? Franca. Është e thjeshtë, ata kanë 40 lojtarë shumë të talentuar,” ka deklaruar Lahm për “L’Equipe”, duke zgjedhur francezët para Gjermanisë.
Kujtojmë se Franca ndodhet në grupin D bashkë me Holandën, Austrinë dhe me fituesin e çiftit mes Uellsit dhe Polonisë që do të luhet sonte në mbrëmje. “EURO 2024” do të startojë më 14 qershor dhe do të ulë siparin më 14 korrik me finalen e madhe.
Lini një Përgjigje