
Ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit (CFA), Çen Xujuan, është dënuar me burgim të përjetshëm për ryshfet, sipas mediave shtetërore të vendit.
Në janar, ai u deklarua fajtor për marrjen e ryshfeteve me vlerë 81 milionë juanë (11.2 milionë dollarë). Prandaj, një gjykatë në provincën Hubei e dënoi atë me "burgim të përjetshëm për marrje ryshfeti, humbje të përjetshme të të drejtave të tij politike dhe konfiskim të të gjithë pasurisë së tij personale".
Media shtetërore raportoi gjithashtu se tre zyrtarë të tjerë të lartë të futbollit u dënuan me nga tetë deri në 14 vjet burg për korrupsion.
Gjyqi zbuloi aktivitetet e paligjshme të Çen nga viti 2010 deri në vitin 2023, kur mbante postet si president dhe kryetar i Grupit Ndërkombëtar të Portit Shanghai.
Prokurorët thanë se Çen pranoi para dhe sende me vlerë në këmbim të ndihmës së tij për marrjen e kontratave të projektit dhe organizimin e ngjarjeve sportive.
Vendimi i gjykatës tha se ai kishte sjellë “dëm të jashtëzakonshëm” në kauzën e futbollit të Kinës, sipas agjencisë së lajmeve të kontrolluar nga shteti Xinhua.
Presidenti Xi Jinping, vetë një tifoz futbolli, kishte ambicie të mëdha për ekipin kombëtar. Por ky, i tallur shpesh nga kinezët, mbetet i mbërthyer në vendin e 79 të renditjes së FIFA-s, pak a shumë në të njëjtin nivel me dhjetë vjet më parë.
Ky dënim është pjesë e një fushate të madhe kundër korrupsionit të iniciuar nga Xi Jinping për një dekadë. Në total, rreth dhjetë drejtues të lartë të futbollit kinez u shkarkuan për korrupsion. Ish-drejtori i përgjithshëm i Superligës Kineze (CSL), Dong Zheng, u dënua me tetë vjet burg. Priten vendime të tjera.
Kjo mund të përfshijë ish-trajnerin e Kinës, Li Tie, i cili është nën hetim për korrupsion që nga viti 2022 dhe është në paraburgim. Një ish-lojtar i Evertonit, ai pranoi se kishte ndihmuar në blerjen e disa ndeshjeve të kategorisë së dytë, që ai arriti t’i çonte në elitë përpara se të paguhej nga Wuhan Zall, klubi ku ai ishte trajner. Sakaq ai pagoi dy milionë juanë (255.000 euro) ryshfet Chen Xuyuan për të marrë pozicionin e tij si trajner.
Chen Xuyuan, former head of the Chinese Football Association, was sentenced to life in prison on Tuesday by the Huangshi Intermediate People's Court in central China's Hubei for bribery worth over 81 million yuan (about $11.42 million). pic.twitter.com/qMJZU08TpK
— People's Daily, China (@PDChina) March 26, 2024
Lini një Përgjigje