
Shqipëria U-21 nuk ia ka dalë të marrë vendin e parë në grup në kualifikueset e “EURO 2025”. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Alban Bushi janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin e pastër 1-3.
Helvetët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 29. Surdez mposhti portierin Simoni me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja e dënimit.
Në minutën e 59, miqtë dyfishuan shifrat. Pas një goditje këndi, topi mbeti në zonë ku Sançez dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 76, ekipi i drejtuar nga Sasha Staush trefishoi rezultatin. Goli erdhi përsëri nga një gositje këndi. Këtë herë ishte Keler, i cili mposhti portierin Simoni i harruar i vetëm në zonë.
Në minutën e 90+3, kuqezinjtë ngushtuan diferencën. Pas një goditje nga këndi, topi shkoi në këmbët e Shpendit i cili nuk gaboi.
Me këtë humbje, Shqipëria U-21 renditet në vendin e 4 me 10 pikë, ndërsa Zvicra U-21 i “rrëmben” vendin e parë Rumanisë U-21, duke u ngjitur në kuotën e 14 pikëve.
Lini një Përgjigje