TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2024, 22:52

Ukraina triumfon me përmbysje ndaj Islandës, siguron pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina triumfon me përmbysje ndaj Islandës, siguron pjesëmarrjen

Ukraina arriti një fitore spektakolare ndaj Islandës me rezultatin 2-1 në stadiumin “Tarczynski Arena” në Poloni, duke siguruar një biletë për në Europianin e qershorit që do të zhvillohet në Gjermani, ku ukrainasit do të jenë pjesë e Grupit E së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Islandezët kaluan të parët në avantazh me Gudmunson, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1, teksa Ukraina arriti të përmbyste gjithçka në fragmentin e dytë të lojës me Tsygankov dhe Mudryk, gola të shënuar në minutat 54 dhe 84.

ukraina islanda kampionati europian

Lini një Përgjigje