
Selami Jenisheri e ka bërë më në fund realitet dëshirën e tij. Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, ka shkuar në zyrat e FSHF-së për të dorëzuar studimin që ka bërë e më të cilin është i sigurt se do të ndihmojë Silvinjon që të sigurojë një fitore me kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Çekisë.
Jenisheri kishte shprehur nëpërmjet një letre të hapur dëshirën e tij pak ditë më parë, duke theksuar se me këtë studim, do të ishte e sigurt fitorja në ndeshjen e radhës dhe kualifikimi në “EURO 2024”.

Sot, ai ka qenë në zyrat e institucionit, siç tregohet në fotot e mëposhtme, sigurisht për të dorëzuar këtë studim të tijin dhe për t’u siguruar që të vihet në dispozicion të Silvinjos dhe stafit kuqezi që po përgatit në këto ditë gjithçka duhet për ndeshjen e javës së ardhshme.
Ndeshja kundër Çekisë është në qendër të vëmendjes kur jemi gati 1 javë larg kësaj sfide. Shqipëria po kalon një moment të mirë dhe është shumë pranë kualifikimit për në “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, por për të vendosur “tullën” e fundit duhet një rezultat pozitiv.

Mund të lexoni:
Para disa ditësh, ish-deputeti “lëshoi perla” edhe tani që nuk është në vëmendjen e publikut. Së fundmi, ai iu drejtua me një letër kreut të FSHF-së, Armand Duka, ku i tregoi “çelësin” e suksesit për fitoren e ndeshjes së 12 tetorit në “Air Albania”.
Në letrën e tij, Jenisheri shkruan se ka bërë një “studim”, për një stërvitje që lojtarët e zakonshëm i kthen në nivelet e ekipeve kombëtare, ku më pas shiteshin dhe bëheshin milionerë. Sipas tij, stërvitja që ai kishte përgatitur ishte vlerësuar nga trajnerët e Federatave Europiane si më e mira nga ajo që di FIFA sot për sot, pasi në këtë mënyrë Shqipëria do të fitonte 100% me Çekinë.
Lini një Përgjigje