
Duket se ka qenë java e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatin kroat.
Gjatë ndeshjeve të fundit, katër shqiptarë kanë shkëlqyer me klubet e tyre, aq sa janë përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës që lamë pas, duke marrë një vëmendje të madhe. Mbrojtësi Jorgo Pëllumbi, i cili luan për Varazdin. Lindon Selahi, mesfushori kuqezi i Rijekës, i cili ishte pjesë edhe e listës së Silvinjos në muajin mars.
Gjithashtu, mes më të mirëve të javës janë edhe Emir Sahiti që luan për Hajduk Splitin dhe shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Dinamo Zagrebit, si edhe Arbër Hoxha që luan me Slaven Belupon.

Lini një Përgjigje