TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2023, 23:10

Reali “gjunjëzon” Napolin, Bajerni dhe Interi bëjnë detyrën, dështojnë Arsenali dhe Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

Reali “gjunjëzon” Napolin,  Bajerni dhe Interi bëjnë

Emocione të mëdha në Champions League, ku u luajtën disa ndeshje të raundit të dytë të grupeve. Në grupin A, pritej të ishte një ndeshje e lehtë në letër për Bajernin e Mynihut në Kopenhagen 1-2, por nuk rezultoi ashtu. Vendasit ndëshkuan Ulrish në minutën e 56, ndërsa Musiala pas 10 minutash, riktheu ekuilibrat. Djemtë e Tuhel rritën presionin për golin e fitores, ndaj një rivali të vendosur mirë në prapavijë. Goli i përmbysjes për kampionët e Gjermanisë mban firmën e Tel.

Dramë për Mançester Junajtid që përmbyset në shtëpi me shifrat 2-3 nga Gallatasaraji. Danezi Hojlund “tundi rrjetën” 2 herë në favor të “Djajve të kuq”, gjithsesi, entuziazmi i turqve ishte i jashtëzakonshëm dhe skuadra e Buruk dhuroi spektakël. Fillimisht Zaha dhe më pas Kerem Akturkoglu dërguan shifrat në 2-2. Mundësinë e madhe për gol e pati edhe Ikardi, por humbi penalltinë. Sulmuesi argjentinas rregulloi gabimin me golin e përmbysjes, 2 minuta më pas. Sa i takon renditjes, bavarezët kanë 6 pikë, të ndjekur nga Gallatasaraji me 4 pikë, Kopenhageni me 1 pikë, ndërsa ende pa provuar shijen e pikës është Mançester Juanjtid në vendin e fundit.

Në grupin D, Interi merr 3 pikët e para. Sukses i vuajtur i zikaltërve në Itali me shifrat 1-0 ndaj Benfikës. Takimi u vendos nga një gol i Turam, në fillimin e pjesës së dytë. Kështu, ekipi i Inzagit renditet në vendin e dytë me po aq pikë sa kryesuesit e Sociedad. 3 pikë i takojnë Salcburgut të vendit të 3, Benfika mbetet në kuotën e zero pikëve.

Reali i Madridit mbetet ekipi për t’u marrë shembull në Champions (Grupi C), teksa triumfoi 2-3 në transfertë ndaj Napolit. Kampionët e Italisë shënuan të parët me mbrojtësin Ostigard, por u përmbysën brenda pjesës së parë, pas golave të Vinisius dhe të zakonshmit Belingham. Me fillimin e pjesë së dytë, djemtë e Garsias barazuan llogaritë me polakun Zielinski, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një autogol i Meret nderoi “Los Blancos”, vetëm 10 minuta nga fundi. Reali ka pikët e plota dhe kryesues grupin, 3 më shumë se Napoli ndjekës dhe 3 më shumë se Braga e vendit të 3. Unioni i Berlinit duhet të përpiqet akoma në ndeshjet e radhës,  për të marrë pikët e para.

Në Grupin B, surprizojnë debutuesit e Lens, duke mundur 2-1 Arsenalin në Francë. Goli i Zhesus nuk pati ndonjë vlerë të veçantë pas përmbysjes së Tomasson dhe Uahi.  Në po këtë grup, PSV-Sevija u mbyll në barazim 2-2. Lensi kryeson me 4 pikë, Arsenali renditet në vendin e 2 me 3 pikë. Sevija pozicionohet në vendin e 3 me 2 pikë. PSV e katërta me 1 pikë.

 

 

mançester junajtid lens gallatasaraj arsenal inter

Lini një Përgjigje