TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2024, 20:55

“Fedegjenerata Serbe e Futbollit”, ‘Fanaticsat’ reagojnë pasi FSHF i dëboi nga stadiumi për gjithë sezonin: do të marrim masa ligjore

Shkruar nga Pamfleti

“Fedegjenerata Serbe e Futbollit”, ‘Fanaticsat’

Tirana do t’i luajë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni futbollistik pa tifozë. Ky vendim është marrë nga FSHF-ja për shkak të incidenteve të krijuara nga tifozët bardheblu në klasiken me Vllazninë.

Ultrasit e Tiranës kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se nuk janë dakord me këtë dënim dhe se do të ndërmarrin hapa.

Postimi i plotë i "Fanatics":

Sot, me nje njoftim skandaloz “Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar” mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!

Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!

Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!

Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!

*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!

Tirona Fanatics

“Fedegjenerata Serbe e Futbollit”, ‘Fanaticsat’

Lini një Përgjigje