
Seria A uli mbrëmjen e sotme siparin për sezonin 2023-2024, me 4 duelet e mbrëmjes, që prodhuan 10 gola dhe një fund dramatik sa i përket mbijetesës.
Empoli i Berishës, Ismajlit dhe Shpendit, arriti të shmangte rënien nga kategoria, falë golit të Niang në minutën e 93 në duelin ndaj Romës, ndërkohë që Frozinone e Marvin Çunit dhe Arijon Ibrahimoviçit, sezonin e ardhshëm do të militojë në Serinë B, pas disfatës në shtëpi mbrëmjen e sotme ndaj Udunezes, e cila rezultoi fatale.
Humbja 0-1 ndaj bardhezinjve dërgoi automatikisht Frozinonen në Serinë B, teksa një barazim do iu kishte mjaftuar për të shmangur humbjen, por skuadra e Çunit nuk ia doli, duke shoqëruar kështu Sasuolon dhe Salernitanën.
Në dy duelet e tjera, kampionët e Interit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Veronës, po në barazim 1-1 u mbyll dhe sfida mes Lacios dhe Sasuolos.
Lini një Përgjigje