Turqia po përjeton një nga zhgënjimet më të mëdha sportive të viteve të fundit pas eliminimit të parakohshëm nga Kupa e Botës 2026. Humbja 1-0 ndaj Paraguait, e kombinuar me disfatën 2-0 ndaj Australisë në ndeshjen hapëse, i dha fund aventurës së ekipit të drejtuar nga trajneri Vinçenco Montela.
Rezultati ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, ku mediat dhe figurat e njohura të futbollit kanë kritikuar ashpër paraqitjen e kombëtares. E konsideruar si një nga favoritët për të kaluar fazën e grupeve, Turqia dështoi të marrë qoftë edhe një pikë në dy ndeshjet e para të turneut.
Pamjet pas përfundimit të takimit në San Francisko treguan futbollistët turq të shkatërruar emocionalisht. Shumë prej tyre u panë të përlotur në fushë, ndërsa përballeshin me realitetin e eliminimit të hershëm.
Një nga momentet më prekëse ishte ai i Arda Gyler. Kamerat e televizionit publik turk fokusuan mesfushorin menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, duke kapur reagimin e tij të parë pas konfirmimit të eliminimit.
“O Zot, pse?”, dëgjohet të thotë futbollisti, ndërsa shikon drejt qiellit me një shprehje të thellë dëshpërimi”, deklaroi Gyler.
Maç sonu Arda Güler: "Allah'ım neden?"pic.twitter.com/fDjWsexq2L
— Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) June 20, 2026
Fjalët e yllit turk pasqyrojnë zhgënjimin e madh që ka përfshirë ekipin dhe tifozët, të cilët prisnin një paraqitje shumë më konkurruese në arenën botërore. Tashmë, vëmendja është përqendruar te analiza e dështimit dhe te hapat që do të ndërmerren për të rikthyer kombëtaren në nivelet që priten nga futbolli turk.
Lini një Përgjigje