
Sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit është shoqëruar me incidente në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Tifozët verdheblu kanë thyer disa stola, të cilat janë hedhur më pas në pistën e stadiumit.
Pamjet janë siguruar nga “Panorama Sport”, ndërsa nuk dihet akoma shkaku. Të dyja tifozëritë njihen për marrëdhëniet e mira bashkë, ndërsa nuk kanë pasur më parë incidente dhe madje kanë ndarë tribunën.
Vllaznia e Edi Martinit e fitoi 1-0 ndeshjen ndaj Elbasanit, ndërsa vendosi goli i Jagos në pjesën e parë. Pas gjashtë javësh në Superiore, kuqeblutë numërojnë 2 pikë më tepër se skuadra e Ivan Gvozdenoviç.
Lini një Përgjigje