TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 18:54

Spektakël në “Signal Iduna Park” për të rrëmbyer një pikë, Leverkuseni merr fitoren e tretë radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Spektakël në “Signal Iduna Park” për të

Kanë përfunduar ndeshjet e radhës në Bundesligë, të vlefshme për javën e 6. Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi barazoi 1-1 ndaj Lajpcigut, në një sifdë që nisi vrullshëm dhe pritej të kishte shumë gola.

Baumgartner shënoi pas 7 minutash lojë për miqtë, vendasit barazuan shifrat në minutën e 23 me Jan Kouto. Braziliani shënoi pas asistit të Serhu Girasi. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Të dyja ekipet u mjaftuan me 1 pikë dhe ruajtën pozicionet në renditje që kishin para kësaj sfide. Dortmundi mban vendin e dytë me 14 pikë, Lajpcigu renditet në vendin e tretë me 13 pikë.

Leverkuseni merr fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në vendin e katërt me 11 pikë. “Aspirinat” fituan në shtëpi 2-0 ndaj Unionit të Berlinit, me golat e Poku në minutën e 33 pas asistit të Lukas Vaskez. Kofane dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë.

Në dy sfidat e tjera, Augsburgu fitoi 3-1 ndaj Volfsburgut. Verder Bremen fitoi 1-0 ndaj St.Paulit.

borusia dortmund bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje