TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 20:35

Liverpuli pëson humbjen e dytë radhazi, një 18-vjeçar i jep fitoren e madhe Çelsit

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli pëson humbjen e dytë radhazi, një 18-vjeçar i

Çelsi-Liverpul, supersfida e javës së shtatë në Premier Ligë, e luajtur në “Stamford Bridge” është mbyllur 2-1 për “Blutë” e Londrës. Arne Slot befasoi jo pak, duke lënë në stol tre blerjet e bujshme të verës, Uirc, Ekitike dhe Frimpong.

Skuadra e drejtuar nga Mareska gjeti golin me Moises Kaisedo në minutën e 13, ku mesfushori ekuadorian shënoi me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.

Në minutën e 38, pati një kontakt brenda zonës mes Dominik Shoboslai dhe Alehandro Garnaços. “Blutë” pretenduan për penallti, arbitri vazhdoi lojën. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për londinezët.

Barazimi i të kuqve erdhi në minutën e 62, ku pas një krosimi në zonë të Shoboslait, Isak e uli topin bukur për Kodi Gapko dhe holandezi e dërgoi në rrjetë. Goli i fitores së madhe për londinezët erdhi në minutën e 90+5, kur Estevao i futur në fushë në pjesën e dytë dërgoi topin në rrjetë pas një asisti fantastik të Mark Kukurejas.

Në fund, Enzo Mareska mori kartonin e dytë të verdhë për protesta dhe u largua nga fusha. Por, nuk pati më kohë dhe arbitri i dha fund ndeshjes. Çelsi fiton 2-1.

me këtë fitore, Çelsi ngjitet në vendin e 6 me 11 pikë, ndërkohë, Liverpuli pëson humbjen e dytë radhazi dhe gjendet në vendin e dytë me 15 pikë.

liverpul çelsi premier liga

Lini një Përgjigje