TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 20:03

Interi nuk bën gabimin e Milanit ndaj Kremonezes, zikaltrit triumfojnë me ‘poker’ dhe vijojnë serinë e fitoreve

Shkruar nga Pamfleti

Interi nuk bën gabimin e Milanit ndaj Kremonezes, zikaltrit triumfojnë

Interi nuk bën gabimin e Milanit që u mund në javën e parë në “San Siro” 1-2 nga Kremoneze. Zikaltrit Fituan me rezultatin e pastër 4-1. Të besuarit e Kristian Kivu gjetën golin që në 6 minutat e para, ku Nikolo Barela pasi fitoi një top në mesfushë, pasoi bukur për Ange-Joan Boni, i cili asistoi për Lautaron, kapiteni dërgoi topin në rrjetë.

Boni dyfishoi shifrat për Interin në minutën e 38, sulmuesi i ardhur nga Parma shënoi me kokë pas krosimit të Dimarkos.

Në fillimin e pjesës së dytë, zikaltrit shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 54, Barela krosoi nga këndi, Boni pasoi për Dimarkon, i cili “shkundi” rrjetën me një goditje të fortë në kufjijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 57,pasi portieri mik bëri një gafë fatale duke pasuar topin te Mkitarjan, ky i fundit pason për Boni i cili asistoi bukur për Nikolo Barelën, mesfushori shënoi golin e katërt. Golin e nderit për miqtë e shënoi Federiko Bonacoli në minutën e 88.

Inter fiton 4-1 dhe ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 12 pikë, Kremoneze mbetet në vendin e tetë me 9 pikë. Padyshim kjo është ndeshja më e mirë e Interit të drejtuar nga Kristian Kivu, ndërsa Ange-Joan Boni shkëlqeu në ndeshjen e tij të parë si titullar me një gol dhe 3 asiste.

inter kremoneze seria a

Lini një Përgjigje